Zaimina Vasjari prej kohësh ka qëndruar e tërhequr nga muzika, por së fundmi ka marrë një post pune të ri. Këngëtarja dhe biznesmenia është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Zaimina është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Përveçse këngëtare Zaimina mbante edhe titullin “Miss Shqiperia”, ndërkaq është diplomuar në degën e Arkitekturës.
Burimi: balkanweb






