Nga Shqipëria / E Premte 30 Korrik 2021, 23:11

E mbajti të fshehtë, Aurela Hoxha tregon foto me barkun e rrumbullakosur

Ditën e djeshme Aurela Hoxha konfirmoi se është bërë nënë për herë të parë. Ajo publikoi në rrjete sociale fotot më të ëmbla me të birin në krahë.

Modelja e ka jetuar në fshehtësi të plotë pritjen e ëmbël dhe vetëm së fundmi ka zbuluar një foto me barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë se Aurela është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private. Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj nga shtatzënia, si emri apo kur ka ardhur bebushi në jetë.