Nga Shqipëria / E Premte 30 Korrik 2021, 21:09

Fejohet Ana Lika, stafi i serialit ‘H.O.T’ i bën surprizën e bukur (Video)

Ana Lika është një ndër aktoret e serialit “H.O.T”, i cili do të transmetohet në Shtator. Gjatë xhirimeve të serialit, përpos punës së palodhur, nuk mungojnë as skenat komike dhe surprizat.

Ditën e sotme, Ermali dhe stafi i serialit kanë surprizuar Anën me një tortë duke i uruar ditëlindjen, të cilën e ka pasur që në Maj. Kjo nuk është e gjitha! Aktorët e kanë uruar dhe për një fejesë imagiinare.


Ana ka publikuar një video në rrjete sociale krahas së cilës ka shkruar: "Dy gezime me nje dite. Me festuan ditelindjen qe e kam pas ne maj dhe me uruan nje fejes imagjinare, kjo eshte shoqeri jo llafe. Ju dua shume".

Seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin. Kujtojmë se "H.O.T" ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun, si si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.