Nga Shqipëria / E Premte 30 Korrik 2021, 19:07

Varianti ‘Delta’ po dominon në Shqipëri, virologia: Pjesa më e madhe janë…

Varianti i ri i Koronavirusit, Delta po dominon mes të infektuarve me Koronavirus. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik e vënë re në thuajse të gjitha mostrat që rezultojnë pozitive.

“Ne vazhdojmë monitorimin e rasteve dhe testimet për virusin, pjesa më e madhe ngjan me mutacionin Delta”, është shprehur virologia Iris Hasriba.

Ajo ka deklaruar se të infektuarit me Delta janë kryesisht emigrantë nga shtete ku mutacioni indian është përhapur masivisht. Varianti “Delta” i koronvirusit sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë po qarkullon në vendin tonë prej qershorit. Javën e shkuar u konfirmua dhe nga laboratori i referencës në Gjermani.