Nga Shqipëria / E Premte 30 Korrik 2021, 19:07

Aktori indian i jep fund lidhjes me modelen shqiptare dhe papritur fejohet me dikë tjetër

Aktori Ashish Kapoor, i njohur nag roli i “Kabir” në serialin indian “Sarasvatiçandra” para tre vitesh nisi një lidhje me modelen shqiptare Ilda Kroni. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar dhe po mendonin të vinin në Shqipëri.

Mirëpo Ilda dhe Ashish nuk janë më bashkë dhe aktori ka nisur një histori të re dashurie.

Mediat indiane shkruajnë se aktori indian është fejuar me producenten Pearl Grey. Ata kanë rënë në dashuri gjatë xhirimeve të një seriali dhe madje kanë bërë tatuazhe bashkë.