Pak ditë më parë Capital T u kritikua ashpër në rrjet. Në disa sekuenca të klipit “Buzëqeshje” nuk shihej kryqi i kishës përpara së cilës xhirohej. Pas komenteve të shumta, lajmeve e kritikave, Capital T sqaroi gjithçka përmes disa postimeve.

Ai tha se nuk ishte dijeni për heqjen e kryqit dhe se ishte një gabim i produksionit. Ndërkohë sot reperi ka dhënë një lajm të mirë. Kryqi është rikthyer në videoklip dhe Capitali iu ka kërkuar ndjesë të gjithëve.

"Klipi “Buzeqeshje” osht kthy ne versionin origjinal te tij pa gabime edhe me + n vent vet. Edhe niher kerkoj falje per krejt situaten e krijuar. Shume respekt e dashni per krejt shqiptart e mi ane e mbane botes pa dallime fetare apo t’asni lloji, shijojeni kangen. Ju don kapo", ka shkruar ai.




