Nga Shqipëria / E Premte 30 Korrik 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë viktimë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4593 testime dhe janë konfirmuar 37 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.