Një 25-vjeçar është mes viktimave që kanë humbur jetën në Turqi nga zjarret e dy ditëve të fundit. ?ahin Akdemir po u dërgonte ujë zjarrfikësve kur humbi jetën si pasojë e asfiksimit nga tym.
Mediat turke kanë publikuar momentet e fundit të Akdemir, i cili kishte postuar në rrjetet e tij sociale pamje nga vendi i rrezikut dhe bënte thirrje që të gjithë të kontribuonin në shuarjen e flakëve.

25 vjeçari me motorin e tij po transportonte ujë tek ekipet që po punonin për shuarjen e zjarrit në zonën e Marmaris.
