Nga Shqipëria / E Premte 30 Korrik 2021, 13:01

Shqiptari vret gruan 35 vjeç dhe dorëzohet vetë në polici: Isha xheloz

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Athinë, Greqi. Një shqiptar ka qëlluar me thikë gruan pas debatit që dyshohet se kishte shkak xhelozinë.

Sipas mediave greke shqiptari e qëlloi gruan e tij me thikë për vdekje dhe më pas shkoi vetë në polici duke deklaruar se “e vrava gruan sepse isha xheloz”.

Autoritetet greke e gjetën gruan nëbanesë të pajetë të mbuluar nga gjaku. Shqiptari 35-vjeç është arrestuar.