Një krim brenda familjes ka ndodhur në Athinë, Greqi. Një shqiptar ka qëlluar me thikë gruan pas debatit që dyshohet se kishte shkak xhelozinë.
Sipas mediave greke shqiptari e qëlloi gruan e tij me thikë për vdekje dhe më pas shkoi vetë në polici duke deklaruar se “e vrava gruan sepse isha xheloz”.
Autoritetet greke e gjetën gruan nëbanesë të pajetë të mbuluar nga gjaku. Shqiptari 35-vjeç është arrestuar.
