Nga Shqipëria / E Premte 30 Korrik 2021, 11:11

Dua Lipa dhe familja e saj zbarkojnë me një super jaht në jug të vendit

Dua Lipa po vazhdon pushimet në Shqipëri dhe tani ndodhet në jug të vendin, ku ndodhet së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Anwar Hadid.

Ata po e shëtisin jugun me një jaht luksoz. "Dosja.al" ka sjellë pamjet ku Dua shihet duke zbritur nga jahti së bashku me njerëzit e saj të afërt.

E veshur me një fustan me ngjyra, këngëtarja afrohet në zonën e Drimadhes.

Dua erdhi në Shqipëri javën e kaluar dhe zhvilloi disa takime me drejtuesit e vendit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Më pas mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku zbuloi disa detaje nga karriera e saj dhe planet për të ardhmen.