Dua Lipa po vazhdon pushimet në Shqipëri dhe tani ndodhet në jug të vendin, ku ndodhet së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Anwar Hadid.

Ata po e shëtisin jugun me një jaht luksoz. "Dosja.al" ka sjellë pamjet ku Dua shihet duke zbritur nga jahti së bashku me njerëzit e saj të afërt.

E veshur me një fustan me ngjyra, këngëtarja afrohet në zonën e Drimadhes.
Dua erdhi në Shqipëri javën e kaluar dhe zhvilloi disa takime me drejtuesit e vendit, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj. Më pas mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku zbuloi disa detaje nga karriera e saj dhe planet për të ardhmen.






