I kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, por Bora e Donaldi nuk po i ndalin kunjat ndaj njëri-tjetrit. Bora publikoi së fundmi një foto në Instagram dhe të gjithë e morën mbishkrimin e saj në gjuhën angleze si një thumb drejtuar Donaldit.

“Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”, shkruante Bora.

Pas postimit të saj, Donaldi iu kundërpërgjigj duke e thumbuar me një status ku shkruan: “Kërkohet një vend pune për një person që gjen quotsa anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”.

Në emisionin e fundit të emisionit “Binjakët”, Donaldi tha se nuk do të ketë shanse për një rikthim me Borën. Kjo e fundit iu përgjigj me një foto ku shkruante: "Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”.



