Ermal Mamaqi është jo vetëm producent i serialit “H.O.T”, por edhe luan në të, ashtu si në të gjithë filmat që ka sjellë deri tani. Gjatë gjithë këtyre muajve Ermali, aktorët e stafi kanë punuar pa pushim për të sjellë në vjeshtë një serial që do na mbajë mbërthyer pas ekranit.

Për Ermalin sot ishte dita e fundit e xhirimeve të këtij sezoni, pasi siç na ka treguar seriali do të ketë edhe sezone të tjerë. Producenti dhe aktori ka publikuar një video nga xhirimet, ku sapo mbaronin planin e fundit, të gjithë duartrokasin dhe brohorasin.
View this post on Instagram
Ermali bën dhe një premtim publik: “Plani im i fundit... Nuk ja u them dot sa jemi kënaqur. Ju premtoj që do ju pëlqejë ky serial miq”

Kujtojmë që për serialin “H.O.T”, Ermali pas kaq vitesh ka vendosur të ndryshojë pamjen duke u shfaqur me flokë të gjata të mbledhura bishtalec.

Seriali “H.O.T” ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin. “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun, si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja. Të gjithë së bashku do i shohim në ekran në muajin Shtator.
"H.O.T" tregon historinë e disa të rinjve, të cilët duke ndjekur ëndrrat e tyre bëjnë disa gabime dhe përballen me sfida, nga të cilat mësojnë dhe rriten.

