Nga Shqipëria / E Enjte 29 Korrik 2021, 15:03

Ledri flet për pajtimin me Faton Shoshin, si i rregulluan marrëdhëniet

Ledri Vula dhe Faton Shoshi për 5 vite kanë qenë jo vetëm bashkëpunëtorë, por edhe miq shumë të mirë. Në vitin 2019 ata vendosën të ndanin rrugët me njëri-tjetrin për të mos punuar më bashkë dhe u përfol se i kishin dhënë fund edhe miqësisë.

Në rrjete sociale qarkulloi së fundmi një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shihen bashkë me një grup shoqëror në një lokal dhe u tha se dyshja i kanë rregulluar raportet.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon my french”, Ledri ka sqaruar një herë e mirë se si janë raportet me Fatonin. Ai theksoi se mes tyre janë ndërprerë vetëm marrëdhëniet e punës dhe se gjithmonë kanë qenë miq të mirë.

“Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai ka edhe portalin “Indeksonline” dhe është fokusuar të pjesa e medias”, tha Ledri.

Gjithashtu ai foli edhe për marrëdhënien me Flori Mumajesin, me të cilin ka realizar dy bashkëpunime “Nuk ma la” dhe “Beautiful”.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. E respektoj shumë. I vetmi njeri që ndjehet rehat nën lëkurën e vet. Më shkruan ‘Ku je o artist me A të madhe’. Raportet janë të mira por është një kohë që s’kemi bërë diçka”, tha ai.

Sa për Era Istrefin, Ledri tha: “Erën e kam shumë shoqe. Studio session kemi bërë shumë herë.Kemi bërë disa këngë, por ajo është më shumë e fokusuar jashtë. Kur të kthehet do vazhdojmë bashkëpunimet”.