Nga Shqipëria / E Enjte 29 Korrik 2021, 12:12

E tmerrshme/ 72-vjeçari në Gjirokastër i vendos flakën gruas me benzinë

Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.

Policia njofton se 72-vjeçari Panajot Janaqi banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet “jashtë rrezikut për jetën” sipas policisë.