Nga Shqipëria / E Enjte 29 Korrik 2021, 10:10

Fisnik Syla reagon pas arrestimit të Fjolla Morinës: Do ta kalojmë dhe këtë sfidë

Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Fjolla Morinës. Syla ka publikuar foto nga dita e dasmës dhe shprehet se ata do ta kalojnë këtë sfidë dge është i bindur tek pafajësia e saj.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan Fisniku.

Kujtojmë që Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Fjolla u kap vitin e kaluar me armë në pikën kufitare të Morinës.