Një tërmet shumë i fortë ka goditur Alaskën orët e vona të natës me orën lokale. Sipas të dhënave paraprake ky tërmet ishte me magnitudë 8.2 dhe u regjistrua shumë pranë Sandpoint, Aleutians East, Alaska, SHBA.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti goditi të Mërkurën 28 Korrik 2021 në orën 10:15 pasdite me kohën lokale në një thellësi shumë të cekët vetëm prej 4 miljesh.
Sizmologët po merren me rishikimin e të dhënave teksa është dhënë alarm për cunami.
