Reperi britanik Dave ka folur për ish-të dashurën e tij gjatë albumit "How I Met My Ex’". Në këngën "Survivor’s Guilt", e cila është e fundit në albumin e tij më të ri, Dave tregon se ish e dashura e tij ishte shqiptare.

"Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri, nuk jemi bashkë, sepse familja e saj nuk na la", këndon reperi.

Në vitin 2020, fansat e Dave aluduan se ish e dashura e tij ishte një vajzë me emrin Besmira. Thashethemet nisën kur Dave publikoi një foto në Instagram duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra.

Deri më tani, identiteti i Besmirës mbetet mjaft i paqartë.



