E ftuar në "Prive" Lori Hoxha foli ndër të tjera edhe për frikërat në jetën e saj. Lori tregoi se frika më e madhe dhe që nuk ka mundur ende ta tejkalojë është klaustrofobia.

“Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia”, tha ajo duke vazhduar, “por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia”.

Klaustrofobia është një fobi e situatës e shkaktuar nga një frikë iracionale dhe intensive e hapësirave të ngushta ose të mbushura me njerëz. Kjo është një nga fobitë më të zakonshme. Nëse përjetoni klaustrofobi, mund të ndiheni sikur keni një sulm paniku, edhe pse klaustrofobia nuk është një gjendje paniku.



