Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Korrik 2021, 18:06

'Bëjnë si super VIP-a', Graciano dhe Argjira reagojnë pas thumbave të vajzës së ish-deputetes dhe blogeres shqiptare

E ftuar në “Best Deal”, Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, dhe blogerja shqiptare, Keishli hodhën kunja për çiftin Graciano Tagani dhe Argjira Spanca.

“Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë. Bëjnë si super VIP-a. I shoh kudo”,- tha Keishli fillimisht.

Më pas, Ada shtoi: “Argjira e nisi kot! E nisi tek Top-i duke rregulluar disa bluze dhe u bë autore e ‘She’s On Top’. U bë edhe prezantuese. Merrte një bluzë, i priste mëngët, e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq. U bë e famshme!”.

Pasi kanë dëgjuar thumbat nga dy vajzat, Argjira dhe Graciano i kanë ironizuar ato.

Balerini shqiptar publikoi në Instastory-n e tij një video të realizuar nga gazetari Flor Gjini. “Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, dëgjohet të thotë Flori në sfond, teksa Argjira dhe Graciano hipin në makinë duke qeshur.

“Ti je ai që e mban gjallë ‘Top Channel’”, i përgjigjet Graciano.