Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Korrik 2021, 17:05

U lirua nga burgu, Marjus Dema pritet me përqafime nga shokët

Marjus Dema është pritur me përqafime nga miku i tij, Blerim Hoti, pas daljes nga burgu për vrasjen e shokut të tyre të përbashkët, Mehmet Qema. Në një video të publikuar në rrjetet sociale Hoti shihet duke i hedhur krahun në qafë Demës.

“Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im! Të dua”, i thotë ai, Dëmës.

“Faleminderit. Edhe unë të dua”– i përgjigjet i riu.

Marjus Dema u lirua ditën e djeshme nga burg, pasi Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj të këtij viti në rrugën “5 maji” në kryeqytet.