Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Korrik 2021, 13:01

E rëndë në Tiranë, ndërron jetë foshnja e porsalindur

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës në Tiranë. Policia sqaron se foshnja paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë, si pasojë e përkeqësimit të shëndetit.

Ndërkohë ka nisur edhe një hetim për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi nga Policia e Tiranës, paraprake:

Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.