Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Korrik 2021, 11:11

Dua Lipa nis pushimet në jug, por bën një gabim që po ia thonë të gjithë

Dua Lipa prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Pas vizitës në Tiranë dhe pasi pa punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj, Dua është nisur në jug për pushime.

Këngëtarja ka publikuar disa foto nga bregdeti ku shfaqet duke pozuar me rrobabanjo e duket në formë shumë të mirë fizike. Mirëpo ndjekësit shqiptarë e kanë kritikuar për diçka.

Dua ka harruar të vendosë lokacionin në fotot e saj, që do ishte një mënyrë e mirë për të promovuar vendin tonë.