Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Korrik 2021, 10:10

Aksident në Fier, ndërron jetë shoferja 19-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e një të reje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan. Policia njofton se ka ndërruar jetë drejtuesja e një mjeti tip Benz, 19 vjeçe, banuese në Tiranë dhe ka mbetur i lënduar pasagjeri 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

“Rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.