Nga Shqipëria / E Martë 27 Korrik 2021, 20:08

Pasi konfirmoi lidhjen, Jennifer Lopez bën gjestin më të ëmbël për Ben Affleck

Për të gjithë ata që kanë dyshime: Jennifer Lopez është kokë e këmbë e dashuruar me Ben Affleck. Së fundmi, ajo është shfaqur në Monaco me një varëse floriri me emrin “BEN”.

Ky gjest romantik i këngëtares për partnerin i thotë të gjitha. Vetëm pak ditë më parë Lopez e konfirmoi publikisht lidhjen, duke publikuar në rrjete sociale një foto të tyre duke u puthur.

Kujtojmë se dyshja janë rikthyer me njëri-tjetrin pas 17 vitesh të ndarë.