27-vjeçari Mehmet Qama u vra me armë zjarri në Maj të këtij viti, në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Marjus Dema, shoku i tij, u dorëzua në polici si autor i krimit.
Pas rreth tre muajve burg, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Demën, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.
Marjus Dema akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Kujtojmë se pas ngjarjes Dema deklaroi në polici se arma nuk ishte e tij dhe se nuk e dinte që kishte plumba brenda. Mirëpo, asakohe policia zbuloi se arma i përkiste atij dhe se kishte një vit që e mbante pa leje.
Burimi: "Top Channel"
