Varianti “Delta” po qarkullon dhe në Shqipëri. Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi ky variant është shumë i transmetueshëm.
“Në rastin kur kemi shenjat klinike, si rrufë, grricje fyti, temperatura, dhimbja e kokës, por edhe me diarre. Këto janë disa shenja
Nuk duhet neglizhuar asnjë shenjë. Duhet të kontaktohen strukturat shëndetësore, mjeku i familjes. “Delta” është tepër i transmetueshëm, ka prekur dhe persona që janë vaksinuar, por klinika është më e lehtë se sa te individët e pavaksinuar, me sëmundje bashkëshoqëruese”, është shprehur Tomini.
