Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Shkodër. Një 13-vjeçare, Z.L është mbytur në ujërat e Lumit Buna.
Burime për "abcnews.al" bëjnë me dije se e mitura me iniciale Z.L. është mbytur në lumin Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit.
Ndërkohë mësohet se 13 vjeçarja ka qenë duke u larë me familjarët e saj kur ka humbur jetën në lumin Buna. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
