Sot aktori shkodran i humorit Zef Deda mbush plot 71 vjeç. Në këtë ditë feste për familjen Deda, Juli e ka surprizuar të atin me fjalët më të ndjera.

Aktori ka postuar një foto me të atin dhe shkruan se ai është babai më i mirë për të dhe se gjithmonë ka qenë një njeri me energji e pozitivitet.

“Kujdes, mos u genjeni nga kjo fytyre, ne pamje te pare e qete. Brenda saj fshihet nje uragan me energji, me pozitivitet dhe me deshire per ta jetuar jeten ne maksimumin e saj. Keshtu ka qene gjithmone dhe vazhdon te jete dhe sot, tamam si nje 71 vjeçar qe i ka nderruar vendin numrave. Je i mire shume Babush, per mua je me i miri. Edhe 100 vite te tjera te uroj, shendet te plote dhe shijoje jeten, sepse e meriton! Te du fort artist!”, shkruan Juli.


