Nga Shqipëria / E Martë 27 Korrik 2021, 14:02

Dikur bënte namin, rikthehet pas 10 vitesh emisioni 'Kutia e fundit'

Para 10 vitesh emisioni "Kutia e fundit" ishte ndër më të ndjekurit. Sot bëhet e ditur se ky emision do të rikthehet. Enkel Demi dhe Edi Oga do të risjellin në ekranin e ABC programin shumë të dashur për të gjithë shqiptarët. 

Regjistrimet për të qenë pjesë e programit do të bëhen të premten me 30 Korrik, në orën 18:00 pranë televizionit ABC.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

“Jemi vetëm pak javë larg rikthimit të një legjende televizive… Do ta rinisim lojën aty ku e lamë 10 vite më parë, me bamirës Kel Demin, i cili do të përpiqet t’ju bëjë “të pasur” dhe me mua, që do të bëj çmos që të qëndroni “të varfër”!  Nëse ti vetë apo të afërmit/miqtë tuaj duan të provojnë aftësitë e tyre për të marrë maksimumin, ejani na takoni në ish-kinostudio, tek 2A, të Premten 30 Korrik, ora 18.00!”, ka shkruar Edi Oga.