Nga Shqipëria / E Martë 27 Korrik 2021, 12:12

Arilena përlotet nga dhurata e Miriam Canit

Arilena Ara dhe Miriam Cani kanë një shoqëri shumë të ngushtë me njëra tjetrën që ka nisur që në "The Voice" e vazhdon të jetë e fortë edhe sot e kësaj dite.

Së fundmi Arilena festoi ditëlindjen dhe Miriami i dërgoi dhuratë një buqetë të madhe trëndafilash të shoqëruar edhe me një pusullë.

“Uroj që çdo gjë që të bësh të jetë e mbushur me dashuri dhe bekime. Nuk jemi kurrë të ndara. Ndoshta në distancë po asnjëherë në zemër. Të dërgoj të gjithë dashurinë time”, shkruan Miriami, fjalë të cilat e kanë përlotuar Arilenën dhe ka vendosur emoji me sytë me lot e një zemër.

"Të dua shumë e shtrenjta ime", shkruan Arilena.