Nga Shqipëria / E Martë 27 Korrik 2021, 01:01

Ina e 'Përputhen': Jam e dashuruar, dua të bëhem nënë pa baba

Ish-konkurrentja e "Përputhen" dhe biznesmenia Ina Kollçaku, në një intervistë me gazetarin, Ronaldo Sharka, në emisionin "Ora Verore" pranon se kjo verë e ka gjetur të dashuruar. Ina gjithashtu thotë se vazhdon të dëshirojë të bëhet nënë pa baba, pasi ndihet gati biologjikisht.

Ronaldo Sharka: Vitin e kaluar ke folur për faktin e të qenurit nënë, pa baba. Vazhdon ende t'i qendrosh këtij mendimi?

Ina Kollçaku: Po, vazhdoj ta mendoj.

Ronaldo Sharka: Kur ?

Ina Kollçaku: Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë. Ta premtoj ekskluzive.

Ronaldo Sharka: Je apo jo e dashuruar?

Ina Kollçaku: Unë jam gjithmonë e dashuruar.

Ronaldo Sharka: Por me një person konkret?

Ina Kollçaku: Po, Ina Kollçaku është e dashuruar. Tani jetoj në jug. Do vazhdojë vera, besoj që të jem e dashuruar në Livadh.