Jonida Vokshin do e shohim shumë shpejt në një rol të ri me serialin “H.O.T” që prej muajsh po xhiron episodet e tij. Përpos punës së palodhur, gjatë xhirimeve ka edhe skena komike.

Ja si kjo e sotmja. Ermali dhe stafi i serialit kanë surprizuar Jonidën me një tortë duke i uruar ditëlindjen, të cilën e kishte në prill.

“Mos të dëgjoj që nuk ta festoi ditëlindjen produksioni”, shkruan Ermali krah videos, ku Jonida surprizohet me një tortë dhe nis e qesh me të madhe.

“Kjo po ishte surpriza e vitit. Ua më kënaqët. 2 herë ditëlindje brenda vitit, yll”, u shpreh aktorja.

