Ditët e fundit shumë zona pyjore në vendin tonë janë përfshirë nga flakët për shkak dhe të kushteve atmosferike, ku prej ditësh temperaturat e larta janë prezentë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë pushtuar pyjet në Fier. Ndër të tjera mësohet se vatrat e zjarrit janë në pyjet e Lalarit dhe të Krapsit në Fier.
Ndërkaq forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit të ndodhura në vendin e ngjarjes po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burimi: abcnews
