Nga Shqipëria / E Hënë 26 Korrik 2021, 18:06

Pyjet e Fierit pushtohen nga flakët

Ditët e fundit shumë zona pyjore në vendin tonë janë përfshirë nga flakët për shkak dhe të kushteve atmosferike, ku prej ditësh temperaturat e larta janë prezentë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë pushtuar pyjet në Fier. Ndër të tjera mësohet se vatrat e zjarrit janë në pyjet e Lalarit dhe të Krapsit në Fier.

Ndërkaq forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit të ndodhura në vendin e ngjarjes po punojnë për shuarjen e flakëve.

Burimi: abcnews