Këtë të hënë Komiteti Teknik i Ekspertëve mbajti një mbledhje urgjente, gjatë të cilës u fol për variantin “Delta” të Koronavirusit që ka ardhur dhe në Shqipëri.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se në Shqipëri ka disa raste të infektimit me versionin Delta, ndërsa shtoi se 6 prej tyre kanë qenë të vaksinuar me dozat Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac.
Bino ka folur dhe për gjendjen e të konfirmuarve pozitiv, teksa ka theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka pasur nevojë për kujdes mjekësor.
"6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac.
Pavarësisht kësaj, ajo c’ka ka rëndësi dhe është për t’u theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka patur nevojë për kujdes spitalor. Ajo c’ka vihet re në botë sot, në spitale po rritet numri i të rinjve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Duhet të jemi të kujdjesshëm të promovojnë vaksinimin e të rinjve”, ka thënë ajo.
