Nga Shqipëria / E Hënë 26 Korrik 2021, 15:03

Vranë kryefamiljarin me sende të forta, arrestohen vajza dhe gruaja e viktimës

Policia ka arrestuar gruan dhe vajzën e Ylber Lezit në Klos, nën akuzën “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Dyshohet se dy shtetaset, M.L 51 vjeçe dhe A.L 21 vjeçe (nënë e bijë) e goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Njoftimi i Policisë:

"Klos, Mat | Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Ylber Lezi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare".