Nga Shqipëria / E Hënë 26 Korrik 2021, 14:02

A do të hapen shkollat në Shtator? Flet Mira Rakacolli: Nuk ka asnjë arsye…

Ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve mbajti një mbledhje urgjente pas konfirmimit të variantit “Delta” të Koronavirusit në vend.

Mes të tjerash, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tregoi se çfarë do të ndodhë me shkollat në Shtator. A do të hapen plotësisht, apo do vazhdojë mësimi i kombinuar?

Rakacolli tha se nëse në Shtator situata vazhdon të jetë siç është aktualisht, atëherë shkollat do fillojnë mësimin normalisht.

“Nëse do të vazhdojmë si sot padyshim nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë normalisht, kur jemi përpara faktit kur arsimtarët janë të vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë edhe prindërit dhe gjyshërit të vaksinuar. Por do të shikojmë situatën dhe në varësi të saj do të jetë edhe vendimi për shkollat”, tha ajo.