Pas konfirmimit të variantit “Delta” të Koronavirusit në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur një mbledhur urgjente.
Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka treguar qytetet ku janë konfirmuar raste të këtij varianti.
“Është një proces që është pjesë e punës së ISHP dhe tek departamenti i sëmundjeve infektive. E rëndësishme është se në këto mostra i kemi gjetur në qytete si Tiranë, Elbasan, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini Mati dhe Vlora", ka thënë ajo.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se pavarësisht konstatimit të variantit “Delta” në Shqipëri, masat anti-Covid nuk do të ndryshojnë.
