Nga Shqipëria / E Hënë 26 Korrik 2021, 11:11

E bullizuar dhe e kërcënuar, Melinda Ademi rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Reperja shumë e dashur për publikun, Melinda Ademi ishte së fundmi e ftuar në “NIN” me Alaudin Hamitin. Si rrallëherë, ajo foli hapur për jetën private dhe atë profesionale.

Melinda tregoi se fillimi i karrierës së saj ka qenë shumë i vështirë. Ajo rrëfeu se ka përjetuar bullizëm dhe ka marrë kërcënime.

“Ka pasur bllokada. Më ka bërë pak dëm. Ama nuk e kam lënë këtë gjë të më ulte, as që të më shtynte për t’u dorëzuar, aspak. Kam përjetuar bullizëm, kërcënime por s’ka gjë. I harroj ato gjëra se kam qejf të fokusohem në sukses dhe në muzikën time”, tha reperja.