Ditën e djeshme djali i vogël i kryeministrit Rama, Zaho ka festuar 7 vjetorin e lindjes.

Ndryshe nga vitet e tjera, Rama dhe bashkëshortja e tij Linda nuk kanë ndarë në rrjete asnjë urim publik. Siç duket, ata kanë preferuar që të festojnë jashtë vëmendjes publike.

Mirëpo, një foto shumë të ëmbël të vogëlushit e ka postuar vëllai i tij. Greg Rama ka publikuar në rrjete sociale një foto ku Zaho shihet duke fryrë qirinjtë te torta e ditëlindjes.





