Nga Shqipëria / E Hënë 26 Korrik 2021, 10:10

Vrasja e kryefamiljarit në Klos, flasin fqinjët: Gruaja vuante nga probleme mendore, vajza…

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi në familje në Klos, ku 48-vjeçari Ylber Elezi dyshohet se është vrarë me sende të forta nga bashkëshortja e tij M.Elezi dhe vajza 20 vjeçare.

“Ora News” mëson se konflikti mes viktimës me bashkëshorten dhe vajzën kishte nisur që në 20:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa Policia është njoftuar në orën 22:30.

Zhurmat kanë shkuar deri te fqinjët, të cilët kanë trokitur në derë dhe dritare por pa një përgjigje. Kryeplaku i fshatit ka njoftuar më pas policinë.

Kjo e fundit pasi ka mbërritur te banesë ka hasur në rezistencën e  bashkëshortes së viktimës, duke u detyruar të futet nga dritarja e katit të dytë.

Kur ka hyrë brenda policia ka gjetur gruan dhe vajzën e viktimës. Kur i kanë pyetur se ku është 48-vjeçari, ato u kanë thënë se po fle gjumë.

Në një deklaratë për “Ora News” fqinjët janë shprehur se viktima ishte përdorues i alkoolit dhe se familja jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Po ashtu, sipas tyre, gruaja e viktimës vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kurohej.

“Viktima ka qenë për përdorues i alkoolit në masë. Bashkëshortja ka qenë me probleme mendore, goca ka qenë pak në depresion peër shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, mblidhen të gjitha ato. Nuk kuroheshin me ilaçe. Policia konstatoi se ai ishte godit me sende të forta, duhet të vijnë ekspertët”, tha njëri ndër fqinjët.

Burimi: "Ora News"