Nga Shqipëria / E Hënë 26 Korrik 2021, 10:10

Plagosi 5 besimtarë, Prokuroria mbyll hetimet për Rudolf Nikolla: Të shtrohet në spital psikiatrik

Me 19 Prill të këtij viti një 34-vjeçar i quajtur Rudolf Nikolla plagosi me thikë 5 persona te xhamia “Dine Hoxha”.

Sot Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe pritet t’i kërkojë gjykatës lirimin e Nikollajt, i cili ishte lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në fund të hetimeve akuza ka caktuar masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”. Sipas prokurorit Hysni Mulaj, 34 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar.

Ai nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit e preceptimit.

Për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, thuhet në dokumentin e pëfundimit të hetimeve, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.

Sipas prokurorit Hysni Mulaj, i riu prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme. Për gjithë këto arsye, prokurori e cilëson se ai nuk mund të akuzohet për veprën penale “vepra me qëllime terroriste”.

Burimi: "Ora News"