Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Klos. Kryefamiljari Ylber Elezi ka ndërruar jetë dhe të dyshuara janë vajza dhe gruaja e tij.
Policia bën me dije se janë njoftuar në orët e vona për ngjarjen dhe kanë shkuar në shtëpinë e tyre, ku bashkëshortja e viktimës nuk i ka lejuar të futen.
Pas disa tentativa ata janë futur me forcë dhe kanë gjetur të vdekur me shenja dhune në trup shtetasin Ylber Elezi, 48 vjeç.
Policia ka shoqëruar në polici gruan dhe vajzën e tyre. Dyshohet se pas një sherri të çastit ato kanë qëlluar për vdekje kryefamiljarin. Edhe fqinjët kanë tentuar të futen në shtëpi pasi kanë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura, por nuk janë lejuar nga dy shtetaset e shoqëruara në Polici.
Klos/Informacion
Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.
Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.
