Prej kohësh është përfolur se Eva Murati dhe Genar Topalli i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshja preferoi të mos komentonte lajmet që kanë qarkulluar dhe fakti që Eva i fshiu fotot me Genarin nga rrjete sociale i shtoi më shumë dyshimet.

Por mesa duket Genari e ka mbyllur historinë me bukuroshen pasi “Panorama Plus” ka siguruar foto para pak ditësh ku Genari shihej në një restorant në Vlorë së bashku me një vajzë bjonde.

Mësohet se vajza e fotografuar me Genar Topallin është ish-Miss Shqipëria dhe volejbollistja, Cindy Marina.




