Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 23:11

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë dhe i vendos djalit emrin unik

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Rovena Ibrahimi është bërë nënë e një djali. Lajmin e ka dhënë vetë Rovena përmes një postimi në rrjete sociale.

Rovena ka publikuar një foto të vogëlushit dhe ka zbuluar se i ka vendosur atij emrin e veçantë Nathaniel që do të thotë "Dhuratë nga Zoti".

"Sa shumë të kemi pritur bir, aq sa mezi numëronim minutat shpirti jonë… Më bëre nënë, edhe kjo është ndjesia më e bukur që kam përjetuar deri sot. Bekime paçi të gjithë", shkruan Rovena.