Shkurte Gashi është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private kohët e fundit. Shtatzëninë e mbajti të fshehtë dhe ishin mediat ato që zbuluan se në muajin dhjetor ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Mal.

Megjithatë së fundmi Shkurte ka vendosur ta thyejë pak rregullin e privatësisë hermetike dhe ka publikuar foton e parë me partnerin, Albertin teksa shihet e ulur pranë pianos.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Shkurte tregoi dhe arsyen pse e mbajti lidhjen dhe shtatzëninë larg syrit të publikut.
“Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, tha këngëtarja.

