Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 19:07

Mbesa e Princeshës Diana, 30 vjeç martohet me miliarderin 62-vjeçar, pamjet nga dasma madhështore

Mbesa e Princeshë Dianës, Lady Kitty Spencer është martuar me miliarderin Michael Lewis. Çifti zgjodhi Italinë për të kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë madhështore.

Lady Kitty, 30 vjeç dhe Michael Lewis, 62 vjeç u martuan në Villa Aldobrandini në Romë para të ftuarve aristokratë.

Fustanin e mbesës së princeshës Diana, e kishte stiluar Dolce & Gabbana. 

30-vjeçarja dukej tamam si princeshë me fustanin me mëngë të gjatë, të punuar në detaje e me vello.