Nga Shqipëria / E Diel 25 Korrik 2021, 19:07

Rrezikuan të mbyten, shpëtohen 2 vajza të mitura në Golem

Dy vajza të mitura janë shpëtuar nga mbytja në det në Golem pasditen e kësaj të diele. Vajzat 10 dhe 17 vjeç nga Elbasani rrezikuan që të mbyteshin në det. Por kanë qenë forcat policore që patrullojnë bregun, pushuesit dhe bluzat e bardha që u erdhën në ndihmë vajzave të mitura.

Këto të fundit janë dërguar në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve.

Burimi: tvklan.al